Kaq persona u vaksinuan për 24 orë në Kosovë

Kaq persona u vaksinuan për 24 orë në Kosovë

15:46, 14/01/2022
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit lidhur me vaksinimin kundër koronavirusit në Kosovë

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë dhënë 3 mijë e 830 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 

Ndërkaq, që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1.708.466 doza.

 

“Deri më sot 794.496 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Kurse, deri më sot janë dhënë 27 mijë e 183 doza përforcuese dhe 2 mijë 147 doza të treta të vaksinës COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco