VIDEO/ ‘Varianti Omicrom’, Muka: Ka mbi 30 mutacione të Sars Cov2! Deri tani nuk ka vend për panik

VIDEO/ ‘Varianti Omicrom’, Muka: Ka mbi 30 mutacione të Sars Cov2! Deri tani nuk ka vend për panik

17:22, 30/11/2021

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, epidemiologu Taulant Muka ka folur mbi rrezikun që sjell Omicron dhe a rrezikojmë një lockdoën tjetër dhe kur do të marrë fund pandemia.

Ferko: Çfarë është Omicron? Çfarë dihet në komunitetin e mjekëve?

Muka: Ky variant i ri i Sars Cov2 ka mbi 30 mutacione që kanë prekur proteinën spik, proteinë me anë të të cilës virusi hynë në organizëm. Por nuk kemi informacion se çfarë impakti që këto mutacione kanë në lidhje me transmetueshmërinë, sëmundshmërinë, vdekshmërinë apo tejkalimin e imunitetit që vinë prej infeksionit natyral apo vaksinimit. Deri tani nuk ka vend për panik por sigurisht që mutacionet janë të pritshme për sa i përket virusit të ngjashëm respirator sikundër është me gripin. Ne duhet të fokusohemi te masat e përgjithshme që kemi pasur gjatë periudhës pandemike që lidhet me grumbullimet e brendshme, sa më shumë punë nga shpia kur është e mundur dhe pa panik.

Ne e prisnim që të kishim raste të rritura gjatë dimrit, dhe nuk duhet të surprizoheshim nga ky mutacion sepse edhe vaksinat e gripit dalin çdo vit që ti përshtaten varianteve të reja të gripit.

Nuk kemi informacion për këtë variant, nuk ka të dhëna dhe OBSH ka njoftuar se nuk kemi asnjë të dhënë për momentin për sa i përket trasmetueshmërisë, vdekshmërisë dhe të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco