Moderna: Vaksinat që kemi deri më tani mund të jenë më pak efektive për variantin e ri

Moderna: Vaksinat që kemi deri më tani mund të jenë më pak efektive për variantin e ri

12:21, 30/11/2021

CEO i Moderna-s, Stephan Bancell, ka deklaruar se vaksinat ekzistuese të koronavirusit mund të jenë më pak efektive kundër mutacionit të ri Omicron. Duke folur për Financial Times, CEO i Moderna tha se nuk ka gjasa që vaksinat të jenë po aq efektive kundër mutacionit Omicron, në krahasim me variantet e mëparshme.

“Unë nuk mendoj se vaksinat do të jenë po aq efektive siç ka ndodhur me variantin Delta. Mendoj se do të ketë një ulje të ndjeshme të efikasitetit. Unë thjesht nuk e di se sa, sepse duhet të presim për të dhënat.

Stephen Bancell tha gjithashtu se numri i madh i mutacioneve në proteinën Spike dhe përhapja e shpejtë e variantit në Afrikën e Jugut, sugjerojnë se vaksinat ekzistuese do të duhet të modifikohen.

Bancell tha gjithashtu se priten të dhëna rreth efektivitetit të vaksinave në dy javë  dhe se mund të duhen muaj që një vaksinë të funksionojë kundër variantit të ri të koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco