Alarmon infektologu kosovar: Omicron, infekton burrat nën moshën 40-vjeçare

Alarmon infektologu kosovar: Omicron, infekton burrat nën moshën 40-vjeçare

09:12, 30/11/2021

Varianti i ri i COVID-19, Omicron, po konsiderohet si shqetësues, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas infektologëve, edhe Kosova mund të jetë e rrezikuar nga varianti i ri i koronavirusit.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka deklaruar se ajo që e dallon Omicron-in nga variantet tjera është se e prek gjininë mashkullore, nën moshën 40-vjeçare.

Vishaj ka deklaruar se simptomë dalluese është lodhja e madhe. Por, sipas tij, nga të dhënat e deritanishme varianti i ri është më i lehtë se delta dhe delta plus.

“Deri më tani nuk ka ndonjë specifikë të veçantë. Ajo që dallon nga variantet tjera është ajo se deri më tani në bazë të statistikave, i ka prekur moshat e meshkujve nën 40 vjeç.Ende nuk kemi shumë të dhëna për variantin e ri se si do të ndikojë te personat e vaksinuar. Nuk dihet nëse vaksinat që i kemi në dispozicion a janë parandaluese kundër këtij virusi. Por të gjithë duhet të vaksinohemi për shkak edhe të uljes së temperaturave por edhe ardhjes së bashkatdhetarëve”, ka deklaruar ai.

Ai ka deklaruar se në Kosovë ende nuk ka asnjë rast të evidentuar me variantin e ri të koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco