Kyriakides bën thirrje për vaksinim: Po rriten rastet COVID-19 në BE

Kyriakides bën thirrje për vaksinim: Po rriten rastet COVID-19 në BE

23:45, 27/10/2021

Rastet e COVID-19 janë sërish në rritje në të gjitha shtetet anëtare, tha sot eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.

“Mesazhi për qytetarët në mbarë botën është i njëjtë: besojini shkencës së vaksinave!” shkroi Kyriakides në Twitter.

Zyrtarja evropiane mori pjesë në “platformën e këshillave shkencore sot pasdite”, ku “diskutoi mënyrat për të rritur vaksinimin dhe masat e duhura për shëndetin publik”, raporton ATSh.

Pas dy muajsh rënie, pandemia Covid-19 është bërë më virulente këtë javë në të gjithë botën.

Veçanërisht, ajo është përkeqësuar më tej në Evropë, me një rritje prej 16 për qind të rasteve të listuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco