Këshilltarët e FDA kanë mbështetur vaksinën Pfizer për fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç

Këshilltarët e FDA kanë mbështetur vaksinën Pfizer për fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç

10:11, 27/10/2021

Komisioni i ekspertëve vendosi me shumicë bindëse t'i rekomandojë Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) të lejojë përdorimin e vaksinës Pfizer kundër kovid 19 tek fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç, duke deklaruar se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.

FDA nuk ka asnjë detyrim të ndjekë këshillat e këshilltarëve të saj të jashtëm, por zakonisht e respekton atë, raporton Zëri i Amerikës.

 

Kjo do të thotë se 28 milionë fëmijë të tjerë mund të vaksinohen, dhe shumica prej tyre tashmë po shkojnë në shkollë dhe ndjekin mësimet live. Vaksinat mund t'u jepen fëmijëve më të vegjël që në fillim të javës së ardhshme.

Nëse FDA lejon vaksinimin e kësaj grupmoshe, Komisioni Këshillimor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të mblidhet javën e ardhshme për të bërë rekomandimet e tij për imunizimin. Drejtori i CDC merr vendimin përfundimtar.

Pfizer/Biontek thekson se vaksina e tyre ka treguar një efektivitet 90.7 për qind në mbrojtjen kundër koronavirusit, në një studim klinik në të cilin morën pjesë fëmijë nga mosha pesë deri në 11 vjeç.

Ndërsa rastet e fëmijëve që sëmuren rëndë ose vdesin nga kovid 19 janë relativisht të rralla në krahasim me të rriturit, disa fëmijë zhvillojnë komplikime për shkak të virusit dhe infeksionet tek fëmijët e pavaksinuar janë rritur për shkak të transmetimit të llojit delta të virusit korona.

Kompanitë Pfizer/Biontek po kërkojnë leje për një dozë më të ulët të vaksinës tek fëmijët, prej 10 mikrogramë, krahasuar me 30 mikrogramët që përdoren për vaksinimin e atyre më të vjetër se 12 vjeç.

Vaksina për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç u lejua në maj, ndërsa dhjetorin e kaluar mori leje për ata mbi 16 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco