Mbi 400 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Mbi 400 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

17:54, 22/10/2021

Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 411 raste të reja nga COVID-19, gjersa janë shëruar 271 pacientë nga ky virus, përcjell Demokracia.com

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 199 mijë e 56 raste, prej të cilëve 185 mijë e 931 janë shëruar, kurse 7 mijë e 19 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht janë 6 mijë e 107 raste aktive me COVID.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco