2313 raste të reja me Covid në Greqi

2313 raste të reja me Covid në Greqi

19:21, 16/10/2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2313 raste të reja me COVID. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 30 pacientë.

Bashkë me shifrën e sotme, numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë shkon në 15,348 në total.

Aktualisht janë 361 pacientë të që po trajtohen në intubim, nga të cilët 319 janë të pavaksinuar.

Numrin më të lartë të rasteve të reja në 24 orë e mban Atika me 539 raste, ndërsa pas saj renditet Selaniku me 357 raste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco