A ka raste të variantit ‘MU’ në Kosovë?

A ka raste të variantit ‘MU’ në Kosovë?

13:59, 08/09/2021

Situata me Covid-19 vazhdon të jetë tepër e rënduar në vendin tone.

Edhe pse Qeveria Kurti ka ndërmarrë masat e reja anti Covid, rastet e vdekjeve dhe infektimet vazhdojnë të jenë tepër të larta.

Infketologu, Hamdi Ramadani, duke folur për situatën pandemike tha se gjendja me Covid dy ditët e fundit po njeh përmirësim.

Ramadani potencon se me këtë ritëm masat e ndëramarra nga Qeveria do ta ulin numrin e infeksioneve.

“Vendi ynë dhe qytetarët tanë deri sot kanë bërë pak vaksinime ose imunizime. Qytetarët e imunizuar edhe nëse infektohen nuk do të paraqesin rrezik në jetën e tyre. Kemi një përqindje të ulët të qytetarëve që kanë bërë vaksinim komplet me dy dozat. Deri më dje, bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, në vendin tonë kanë bërë mbi 938 mijë qytetarë kanë bërë vaksinimin ose imunizimin me një dozë. Një dozë e vaksinës që merret si në vendin tonë si në botë, qoftë Pfizer qoftë Astra Zeneca nuk shkakton mbrotje ma shumë 30 ose 40% të atij personi. Ndërsa me dy doza, imuniteti tek ai qytetar shkon mbi 95-98% . Dy ditët e fundit është një lajm i mirë se ka ra numri i infeksioneve nën 1000 ndërsa deri para disa ditëve kemi pas numër edhe mbi 2000. Kjo është një shpresë që në 5 ose 6 ditët e ardhshme, masat të cilat i ka ndërmarrë ministria dhe Qeveria do ta ulin numrin e të infektuarve. Eshtë një ramje e infeksioneve me virusin ‘Delta’ Covid-19” tha Ramdani për “Gazeta Blic”

Ramadani duke folur rrreth variantit të ri “Mu”,  tha se pritet të ketë edhe variante të tjera që do të shfaqen.

I pyetur se a mundet të shfaqet ky variant në Kosovë, Ramadani u përgjigj kështu.

“Kemi shumllojshmëri të varianteve të Coronavirusit. Eshtë varianti “Mu” por do të ketë edhe variante të tjera që do të shfaqen. Nuk e besoj që varianti” Mu” që është në disa shtete i pranishëm që do të vijë tek ne për faktin se nuk ekziston kushtet të cilat janë në ato vende siç ishte Kolumbia. Vendi ynë nuk i ka karakteristikat tropikale si Kolumbia. Por megjithatë nuk mundet të thotë dikush me absolutizëm  se nuk do të ketë sepse eshe shumë vende evropane e kanë raportu variantin “Mu” që është i pranishëm në atë vend. Ekspertët e fushës së infektologjisë këtë virus po e quajnë virus nën mbikqyrje me interes të veçantë sepse duan të shohin se çfarë karakteristikash do të ketë ky virus” tha Ramadani

Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria Kurti, ditë më parë ndërmorën masat e reja anti Covid.

Megjithëse ka disa ditë që janë në fuqi, sërish numri i rasteve të rjea vazhdon të jetë tepër i lartë.

Nga ministri Vitia u kumtua sot se masat anti Covid nuk pritet të lirohen me 13 shtator siç ishte paralajmëruar më herët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco