Për të gjithë ata që kanë frikë vaksinat anti-covid, Pfizer vjen me një deklaratë

Për të gjithë ata që kanë frikë vaksinat anti-covid, Pfizer vjen me një deklaratë

10:50, 08/09/2021

Philip Dormitzer një emër  shumë i njohur për kompaninë Pfizer e cila krijoi vaksinën anti-covid së bashku me BioNTech e themeluar nga Ugur Sahin dhe  Özlem Türeci ka dhënë një deklaratë së fundmi.

Duke punuar si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Kompanisë për Shkencë, Dormitzer foli për British Financial Times dhe ndau informacione për sigurinë e vaksinës me publikun.

Dormitzer mohoi akuzat se Pfizer kohët e fundit ka ushtruar presion mbi qeveritë për dozën e tretë të vaksinës, duke thënë:

“Puna jonë është të kemi armët e nevojshme për të zgjidhur problemin para se të lindë. Nëse do të kishim bërë diçka të tillë pas rritjes rasteve të COVID-19 në mesin e atyre që ishin vaksinuar, do të kishim qenë tepër vonë. Të qenit proaktiv dhe gjetja e zgjidhjeve është e rëndësishme për zgjidhjen e një krize. Unë mendoj se kjo është e duhura, "tha ai.

Duke përsëritur nevojën e një doze të tretë të vaksinës kohët e fundit veçanërisht me përhapjen e variantit Delta, Dormitzer u shpreh se vaksina Pfizer/BioNTech siguron më pak imunitet sesa vaksina Moderna.

Dormitzer tha se doza e Modernës ishte më e lartë se ajo e Pfizer. 

"Ne përdorëm dozën minimale për të siguruar imunitet adekuat për të moshuarit," tha Dormitzer. 

"Disa studime kanë treguar se dhënia e dozave më intensive shkakton shumë më tepër efekte anësore," ahtoi ai.

Gjithashtu zyrtari i lartë i Pfizer është shprehur se ata i kanë marrë vendimet të bazuara në përvojën dhe në dëshmi.

‘Ne kemi marrë vendime të bazuara në përvojë dhe në dëshmi. Prandaj ne do të siguronim një ekuilibër të imunitetit të fortë dhe pak efekte anësore’ u shpreh Dormitzer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco