Infektologu kosovar tregon se a duhet të ketë masa të reja

Infektologu kosovar tregon se a duhet të ketë masa të reja

20:58, 07/09/2021

Masat e reja duket se nuk po japin efektin e duhur.

Kjo pasi numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë, ani pse numri i rasteve të reja ka shënuar rënie të lehtë.

Përderisa këto masa janë të vlefshme deri më datën 13 të këtij muaji, ndryshimi i tyre mund të ndodhë para kohës së paraparë.

Në një prononcim për GazetaBlic, infektologu kosovar, Salih Ahmeti, ka thënë se gjithçka varet nga propozimet e institucioneve relevante dhe se grupi i ekspertëve duhet t’i bëjë analizat konkrete para se të marrin ndonjë vendim.

“Në momentin e parë që ftohemi për të analizuar situatën pandemike në vend, si infektologë do t’iu bashkohemi grupit të ekspertëve. Realisht, IKSHPK duhet t’i propozojë masat, nëse është e nevojshme e pastaj organet kompetente do të vendosin. Ajo që është e rëndësishme, secila masë duhet të analizohet”, tha ndër të tjera Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco