Brazil/ Pezullohet përdorimi i 12 mln doza Sinovac: Janë prodhuar në një fabrikë të paautorizuar

Brazil/ Pezullohet përdorimi i 12 mln doza Sinovac: Janë prodhuar në një fabrikë të paautorizuar

19:20, 06/09/2021

Rregullatori federal i shëndetësisë Anvisa në Brazil ka pezulluar përdorimin e mbi 12 mln doza vaksinash Sinovac të prodhuara në një fabrikë të paautorizuar.

Në njoftim thuhej se masa e pezullimit ishte paralajmëruar të premten pas një kontrolli në qendrën biomjekësore.

“Ndalimi është një masë paraprake për të shmangur ekspozimin e popullsisë ndaj rrezikut të mundshëm”.

Masa e pezullimit do të jetë në fuqi për një periudhë kohore prej 90 ditësh. Gjatë kësaj kohe agjencitë e autorizuara do të mësojnë më shumë për sigurinë e vaksinave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco