Edhe Syla u bën apel grave shtatzënave që të vaksinohen

Edhe Syla u bën apel grave shtatzënave që të vaksinohen

17:27, 06/09/2021

Kryetari i Federatës së Sindikatës të Shëndetësisë në Kosovë, njëherësh gjinekolog, Blerim Syla ka bër apel te të gjitha gratë shtatëzana që të vaksionohen kundër COVID-19.

Sipas tij, me vaksinim ato do të mbrojnë veten, fëmijen e familjen.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga qytetarët që planifikojnë të krijojnë familje të mos frikësohen sepse vaksina nuk dërgon në sterilitet.

“Ju që planifikoni familje, mos u frikësoni sepse ka shumë sëmundje tjera që iu dërgojnë në sterilitet, e vaksina është më e pakta, tek e fundit në dashuri babi dhe mami janë ata qe e sjellin në jetë fëmijën e shëndosh. Dhe ju mami dhe babi i ardhshëm, merrni vaksinat që të sjellni një fëmijë të shëndosh dhe ta rritni atë”, ka shkruar ai.

Shkrimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Të nderuara nëna të ardhshme dhe cifte bashkshortore:

-Si gjinekolog dhe prind iu lutem pasiqë SHBA sot e sjelli kontigjentin fantastik te vaksinave që unë i falenderoj ata, pranoni këtë mesazh nga zemra.

 Ju shtatzënat mos u frikësoni, vaksina vetëm do të iu mbroj ju dhe fëmijët tuaj e poashtu edhe familjet tuaja.

 Ju që planifikoni familje, mos u frikësoni sepse ka shumë sëmundje tjera që iu dërgojnë në sterilitet, e vaksina është më e pakta, tek e fundit në dashuri babi dhe mami janë ata qe e sjellin në jetë fëmijën e shëndosh. Dhe ju MAMI dhe BABI i ardhshëm, merrni vaksinat që të sjellni një fëmijë të shëndosh dhe ta rritni atë.

 Në fund duke qenë i bindur se nuk kemi rrugëdalje tjetër unë po iu them se të dy fëmijet e mi nga zemra, por edhe fëmijët tjerë të familjes tjerë janë vaksinuar.

 APEL: Ministrisë së shëndetësisë, lejoni prioritetin këtyre grupeve, mos bëni veprime burokratike se më të vërtet do të jeni përgjegjës për dështimin e vaksinimit të këtyre grupeve.

 Në fund ky mesazh të mirret profesionalisht ndërsa ata që kanë probleme me vaksinimi le të adresohen në numrin tim personal dhe po iu premtoj se do të kemi edhe ndjekje penale për personat të cilët e pengojne procesin e vaksinimit të shtatzënave dhe të tjerëve.

 Me respekt Dr. Blerim Syla Gjinekolog Obstetër.

 VAKSINOHUNI IU LUTEM!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco