Më shumë se 100 të rinj me probleme zemre pas vaksinës mRNA

Më shumë se 100 të rinj me probleme zemre pas vaksinës mRNA

19:32, 05/09/2021

Raporti i Shëndetit Publik të Ontarios (PHO), mbi numrin e të vaksinuarve që janë paraqitur në spital me inflamacion të zemrës pas vaksinimit, ka kaluar pa shuam zhurmë.Mes tyre, numrin më të madh e kanë të rinjtë.

Deri më 7 gusht, kishte 106 incidente të miokarditit/ perikarditit tek personat nën moshën 25 vjeç. Kjo është pak më shumë se gjysma e totalit të të gjitha incidenteve të tilla.

Më konkretisht, 31 nga këto raste ishin në moshat 12 deri në 17 vjeç dhe 75 ishin në moshat 18 deri në 24 vjeç, ku 80% ishin meshkuj.

Raporti shpjegon se PHO lëshoi një direktivë në qershor për njësitë e shëndetit publik për të shtuar monitorimin ndaj këtij efekti anësor pas raporteve nga Shtetet e Bashkuara nga Izraeli për raste të ngjashme.

“Shkalla e raportimit të miokarditit/ perikarditit ishte më e lartë pas dozës së dytë të vaksinës mRNA sesa pas të parës, veçanërisht për ata që marrin vaksinën Moderna si doza e dytë e serisë (pavarësisht produktit për dozën e parë)”, shpjegon raporti.

PHO shton se shkalla e raportimit për inflamacionin e zemrës në ata 18-24 ishte shtatë herë më e lartë me Moderna sesa me Pfizer. Vaksina e vetme që përdoret aktualisht për fëmijët 12 deri në 17 vjeç në Ontario është Pfizer.

Raporti i PHO përfundon me një shënim se “vaksinat COVID-19 vazhdojnë të rekomandohen dhe janë shumë efektive në parandalimin e infeksionit simptomatik dhe rezultateve të rënda nga sëmundja COVID-19, e cila shoqërohet gjithashtu me rrezikun e miokarditit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco