Berlin/ Do të nisë të ndërtohet Qendra e paralajmërimit të pandemive

Berlin/ Do të nisë të ndërtohet Qendra e paralajmërimit të pandemive

18:08, 05/09/2021

OBSH ka zgjedhur Berlinin si qendrën ku do të mbledhë të dhënat për parandalimin e pandemive në të ardhmen.

“Global Hub for Pandemic and Epidemic Intelligence”, do të mbledhë miliarda të dhëna mbi shëndetin e kafshëve, sëmundjeve, lëvizjeve të popullsisë, pasojave të ndryshimit të klimës dhe shumë të dhen të tjera.

Informacioni i mbledhur në këtë mënyrë do të shërbejë për të krijuar një bazë të dhënash me të cilat do të krijohen modele kompjuterike që gjenerojnë skenarë konkretë të kërcënimit nga pandemia. Në këtë mënyrë do të vlerësohet rreziku i kërcënimit nga nje virus i mundshëm.

Image

Qendra e re do të fillojë nga puna në muajt e ardhshëm dhe do të punojnë për të çuar përpara inovacionet teknike. Qendra do të financohet nga donacionet e vendeve anëtare të OBSH-së, ndërsa qeveria gjermane dhe Ministria gjermane e Shëndetësisë kanë ofruar 100 milionë euro. Qendra do të mbledhë emrat më të njohur të fushës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco