Izraeli do të bëjë dozën e 4 të vaksinës për qytetarët e tij

Izraeli do të bëjë dozën e 4 të vaksinës për qytetarët e tij

17:01, 05/09/2021

Izraeli do të fillojë përgatitjet për të administruar dozat e katërta të vaksinave anti-Covid, ndërkohë që në vend po rriten rastet e infektimeve.

Kreu i shëndetësisë në vend, Salman Sarka, tha se vendi duhet të përgatitet për një injeksion të katërt, i cili mund të modifikohet për t’u mbrojtur më mirë kundër varianteve të reja të virusit.

‘Duke pasur para sysh që virusi është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, ne gjithashtu duhet të përgatitemi për një injeksion të katërt’, deklaroi Zarka për radion publike ‘Kan’.

Image

Ai shtoi se pret që Izraelit t'i jepen vaksina që ishin përshtatur posaçërisht për të përballuar variante të ndryshme të virusit, deri në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022. 

Statistikat e përpiluara nga ekipi kërkimor i mbështetur nga Universiteti i Oksfordit ‘Our Ëorld in Data’, tregon se kishte një rekord 1,892 raste Covid, për miliona njerëz në Izrael.

Kjo ishte dukshëm më e lartë se Mongolia, ku norma ishte 1,119 për milion, dhe dyfishi i shifrave për Kosovën (980), Gjeorgjinë (976) dhe Malin e Zi (909), të cilët përfunduan në pesë vendet e para.

Image

Vendi ka raportuar vazhdimisht se rastet janë nga më të lartat në botë, që nga mesi i gushtit, pavarësisht se është një nga kombet më të vaksinuara në botë.

Rastet më të larta arritën kulmin në 753 të dielën e kaluar, ku Ministria e Shëndetësisë raportoi se 654 persona ishin në gjendje të rëndë nga 3 shtatori.

Deri të premten, më shumë se 2.5 milionë njerëz në vend morën dozën e tretë. Ministria e Shëndetësisë në Izrael, njoftoi se sistemi i tyre i ‘Green Pass’ do të skadojë gjashtë muaj pasi mbajtësi të marrë dozën e dytë ose të tretë, duke lënë të kuptohet se një dozë e katërt mund të administrohet në gjashtë muajt e ardhshëm.

Sistemi i kalimit të gjelbër, përfshin një dokument i cili lejon mbajtësin të hyjë në tubime dhe vend epublike të caktuara, pasi të kenë marrë vaksinimin  e tyre kundër koronavirusit, ose të jenë shëruar nga virusi.

Deri të enjten, numri i vdekjeve në vend shkoi në 7,129.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco