Kjo është komuna me më së shumti raste me COVID

Kjo është komuna me më së shumti raste me COVID

16:01, 05/09/2021

890 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Prishtina edhe sot ka raportuar më së shumti raste të reja të infektuara, gjithsej 203.

I dyti me më së shumti raste të reja është Prizreni me 119, pastaj Podujeva me 72, Ferizaj 66, Peja 63, Gjilani 41, Mitrovica 41 dhe Fushë Kosova 39.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjsitruar edhe 24 viktima.Viktima më e re gjatë kësaj kohe ka qenë një foshnje tre ditëshe nga Lipjani.

Gjatë kësaj kohe ka vdekur edhe një burrë nën moshën 40 vjeçare nga komuna e Podujevës.

Ndërsa, viktima kanë qenë edhe dy burra të moshës 50-59 vjeçare, njëri nga Peja dhe tjetri nga Deçani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco