Kaq vaksina u dhanë në 24 orët e fundit në Kosovë

Kaq vaksina u dhanë në 24 orët e fundit në Kosovë

15:29, 05/09/2021

19 mijë e 526 vaksina janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH’së, deri tani në vend janë administruar 922 mijë e 623 doza të vaksinave.

615 mijë e 156 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, ndërsa 307 mijë e 467 me dozën e dytë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës. Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga MSH.

Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në vend.

Andaj është kërkuar nga qytetarët që sa më shpejt të vaksinohen kundër këtij virusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco