24 të vdekur dhe 890 raste me COVID në Kosovë

24 të vdekur dhe 890 raste me COVID në Kosovë

15:00, 05/09/2021
5 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
 
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.
 
Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
 
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.
 
Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.
 
Në total numri i rasteve aktive është 26.688.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco