Mbi 5100 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Mbi 5100 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

16:16, 04/09/2021

Rreth 20 për qind e të gjitha rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, janë në kryeqytet. Nga 26 mijë e 534 raste aktive në nivel vendi, 5107 janë vetëm në Prishtinë.

Prishtina vazhdon të jetë larg qyteti më i prekur me COVID-19. Në vend të dytë për raste aktive është Prizreni me 2548 raste aktive, i pasuar nga Ferizaj me 1748.

Vetëm të shtunën, në Prishtinë janë regjistruar 184 raste të reja, ndërsa janë regjistruar 129 të shëruar.

 

Dy persona nga kryeqyteti kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco