21 të vdekur nga koronavirusi dhe 1,278 raste pozitive

21 të vdekur nga koronavirusi dhe 1,278 raste pozitive

15:03, 04/09/2021

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140.

Në total numri i rasteve aktive është 26.534.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës.

Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco