Mosha e 26 të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Mosha e 26 të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit

15:55, 03/09/2021

26 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit. 15 prej viktimave janë burra dhe 11 gra. Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe se të çfarë grumposhash janë viktimat.

Bazuar në infografikën e MSH-së, një prej viktimave i takon grupmoshës 20-29 vjeç, tri viktima janë të grupmoshës 30-39, tri viktima të grupmoshës 50-59, pesë viktima janë të grupmoshës 60-69 vjeç, nëntë viktima të grupmoshës 70-79 vjeç dhe pesë viktima janë të moshës mbi 80-vjeçare.

Rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Pejës, Malishëvës, Vitisë, Gjilanit, Prishtinës, Prizrenit, Klinës, Ferizajt, Gjakovës, Podujevës, Lipjanit, Skënderajt, Gllogocit, Kamenicës, Rahovecit, Deçanit dhe Vushtrrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco