Mahnitëse: Populli që po mbrohet nga COVID duke përdorur shishet e plastikës

Mahnitëse: Populli që po mbrohet nga COVID duke përdorur shishet e plastikës

11:24, 03/09/2021

Tajlanda po i përdor mbetyrinat sikur të ishin “thesar”. Ndërkohë që vendi vuan mungesën e mjeteve mbrojtëse ndaj Covid, mbeturinat po përpunohen dhe po kthehen në veshje për personat në rrezik ndaj koronavirusit.

Miliona shishe plastike janë mbledhur, copëtuar dhe shndërruar në fije për t’u endur në pëlhura të përdorura për mbrojtje, ose për spitale ose tempuj budistë, ku murgjit djegin viktimat e koronavirusit.

Përpjekja vjen pasi Tajlanda ka regjistruar më shumë se 1.1 milion infeksione nga koronavirusi dhe 12,000 vdekje që nga prilli i këtij viti.

“Ka raste kur është shumë e vështirë të marrësh veshjet mbrojtëse, ndonjëherë edhe nëse ke para, nuk mund të blesh,” tha Phra Maha Pranom Dhammalangkaro, abati i tempullit Chakdaeng në provincën Samut Prakan pranë Bangkok.

“Por tani ne jemi duke e bërë nga riciklimi i shisheve plastike, kështu që plehrat tani janë të vlefshme,” shtoi ai.

Vullnetarët e tempullit kanë qepur kostume portokalli për murgjit, sipërmarrësit dhe pastruesit, dhe veshjet po dërgohen në mijëra tempuj në nevojë në të gjithë vendin.

Megjithëse këto nuk janë të klasës mjekësore, ato ofrojnë të paktën një mbrojtje për ata që janë potencialisht të ekspozuar ndaj COVID-19. Një veshje e tillë mund të bëhet vetëm duke përdorur 18 shishe plastike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco