Kosova, e treta në botë për numrin më të lartë të të infektuarve

Kosova, e treta në botë për numrin më të lartë të të infektuarve

23:32, 02/09/2021

Kosova së fundmi po regjistron një rritje drastike të numrit të të infektuarve me koronavirus. Shifrat reflektohen edhe në statistikat e Our World in Data në të cilat, vendi fqinj radhitet i treti në botë për numrin e të infektuarve për një milionë banorë.

Sipas të dhënave që janë pasqyruar më 1 shtator, Kosova numëron 980 raste pozitive për një milion banorë.

Kosova pasohet nga Gjeorgjia (976) dhe Mali i Zi (909).

Ndërsa, vendin e parë si shteti më i prekur nga koronavirusi e mban Izraeli edhe pse është një nga vendet me ritmet më të larta të vaksinimit në botë.

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 1,612 raste me koronavirus nga 13,953 testime të kryera. Po ashtu, si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe 32 qytetarë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco