Dy të prekur me koronavirus në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë

Dy të prekur me koronavirus në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë

10:22, 23/07/2021

U.d. i drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë se në këtë klinikë janë duke u trajtuar 12 pacientë, ku 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.


Ai më tej ka sqaruar se kanë kapacitete të mjaftueshme të oksigjenit dhe barnave tani për tani ku numri i pacientëve është më i vogël në krahasim më muajt e kaluar.

“Ne i kemi 2 pacientë në gjendje mjaft të rëndë dhe janë duke u trajtuar në mjekim intensiv. Një nga ta është edhe induktuar”, ka thënë ai për EO.

“Në këto momente kemi kapacitete të mjaftueshme sepse kemi oksigjen te mjaftueshëm dhe sasi të barnave dhe një numër të vogël të pacientëve me Covid në raport me atë që kemi pasur”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informoi se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 114

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco