Shkon në 122 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar deri më sot në Kosovë

Shkon në 122 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar deri më sot në Kosovë

13:13, 17/06/2021

Në sallën “1 Tetori”, ka vazhduar edhe gjatë së enjtes vaksinimi masiv i popullatës.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit, Niman Bardhi ka bërë të ditur se janë vaksinuar mbi 360 persona në këtë qendër këtë të enjte.

Sipas tij, vaksinimi është duke shkuar me rregull, ani pse ka filluar tashmë vaksinimi masiv i popullatës.

Ai ka sqaruar se në nivel vendi janë vaksinuar mbi 122 mijë persona, raporton EO.

“Procesi i vaksinimit këtu por edhe në nivel vendi është duke shkuar në rregull. Deri në këto momente kemi mbi 350 të vaksinuar”.“…nëse flasim në nivel vendi për ditën e sotme e kemi mbi 3 650 vaksina të cilat janë dhënë për qytetarët, ndërsa në total kemi mbi 122 mijë vaksina”, ka thënë Bardhi.

Ai tutje tha se janë duke u aplikuar të dyja vaksinat paralelisht, për dozën e parë vetëm Pfizer ndërsa doza e dytë Pfizer dhe AstraZeneca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco