Greqi/ Mbi 1 mijë raste të reja dhe 50 viktima nga Covid

Greqi/ Mbi 1 mijë raste të reja dhe 50 viktima nga Covid

16:47, 24/05/2021

Në Greqi janë shënuar 1, 381 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 50 pacientë me Covid humbën jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 11, 822 humbje jete.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu, raportojnë se në Greqi që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë regjistruar 391, 181 të prekur me Covid-19.

Sakaq në intubim janë 563 pacientë me Covid, 61,3% e të cilëve janë burra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco