OBSH: Jemi ende në luftë me koronavirusin

OBSH: Jemi ende në luftë me koronavirusin

14:04, 24/05/2021

Bota është ende në luftë me koronavirusin, tha në një deklaratë sot, Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres, duke kërkuar që ndërkombëtarët të solidarizohen në përpjekjen për të ndaluar përhapjen e virusit.

“Pandemia Covid-19 ka shkaktuar një cunam vuajtjesh. Më shumë se 3.4 milion persona kanë humbur jetën”.

Rreth 500 milion persona kanë mbetur të papunë, “tha Guterres në nisjen e konferencës vjetore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i bëri thirrje ndërkombëtarëve duke theksuar se nëse nuk veprojmë tani, do të gjendemi në një situatë në të cilën vendet e pasura do të vaksinojnë shumicën e popullsisë dhe do të rihapin ekonomitë e tyre, ndërsa virusi do  vazhdojë të shkaktojë vuajtje në vendet më të varfra.

“Shpërthimet  e rasteve të reja mund të shkaktojnë mijëra viktima dhe të vonojnë rimëkëmbjen ekonomike globale,” tha ndër të tjerash ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco