Pfizer dhe Astra Zeneca efektive ndaj variantit indian të covidit

Pfizer dhe Astra Zeneca efektive ndaj variantit indian të covidit

07:27, 24/05/2021

Sipas një studimi të Shëndetit Publik të Anglisë, rezulton se vaksinat e Pfizerit dhe Astra Zenecas ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme ndaj mutacionit indian të koronavirusit, i cili pasi ka gjunjëzuar Indinë ka mbërritur edhe në Evropë e Britani.

Sipas studimit britanik, i kryer në periudhën 5 prill deri në 16 maj, Pfizer ofron 88% mbrojtje ndaj sëmundjes simptomatike të mutacionit indian dy javë pas bërjes së dozës së dytë, e krahasuar kjo me 93% mbrojtje që ofron Pfizer ndaj mutacionit britanik.

Ndërkohë edhe Astra Zeneca ofron mbrojtje, por kjo vaksinë shkon deri në 60% imunitet ndaj variantit indian e krahasuar me 66% ndaj atij britanik.

Të dhënat nga autoritetet britanike të shëndetësisë tregojnë se ka pasur të paktën 2 900 raste me variantin indian të zbuluara në Britani në periudhën nga 1 shkurti deri me 18 maj dhe ka pasur 6 raste vdekjesh nga mutacioni indian ndërkohë që 31 veta janë shtruar në spital.

Rastet më të shumta të variantit indian në Britani janë regjistruar në Anglinë qendrore dhe verilindore ku ka edhe përqendrim më të madh të komuniteteve nga nën-kontinenti indian, dhe në radhët e atyre britanikeve që nuk kanë pranuar të vaksinohen. Britania ka arritur të vaksinojë deri më tani 60 milionë banorë të saj.

Britania është vendi më i vaksinuar në Evropë dhe me hapjen më të madhe të shoqërisë pas pandemisë, ndërkohë që me 21 qershor pritet qe Britania e Madhe të heq shumicën ose te gjitha masat kufizuese nga covidi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco