Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca rezultojnë ‘shumë efektive’ kundër variantit indian të COVID-19

Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca rezultojnë ‘shumë efektive’ kundër variantit indian të COVID-19

17:55, 23/05/2021

Vaksinat e zhvilluara nga Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca sipas një studimi të ri rezultojnë të jenë ‘shumë të efektshme’ kundër variantit indian të COVID-19.

Shëndeti Publik në Angli (PHE) tha këtë të dielë se vaksina Pfizer ishte 88 përqind efektive kundër sëmundjes simptomatike nga varianti Indian – i quajtur B.1.617.2 – dy javë pas dozës së dytë, shkruan Euronews.

Ndërsa vaksina e Oksfordit – AstraZeneca kishte një normë efikasiteti prej 60 përqind.

Të dyja këto nivele janë në të njëjtin nivel me mbrojtjen që ofrojnë vaksinat kundër variantit britanik, i njohur si B.1.1.7, tha PHE.

Sipas studimit thuhet se ndryshimi në efektivitetin midis dy dozave “mund të shpjegohet me faktin se përhapja e dozave të dyta të AstraZeneca ishte më vonë sesa për vaksinën Pfizer-BioNTech, dhe të dhëna të tjera mbi profilet e antitrupave tregojnë se duhet më shumë kohë për të arritur efektivitetin maksimal me vaksinën AstraZeneca”.

PHE pret që efektiviteti i dy vaksinave kundër shtrimit në spital dhe vdekjes për shkak të kontraktimit të variantit indian duhet të jetë më i lartë.

Sidoqoftë, të dy vaksinat u gjetën të jenë pak më pak efektive kundër sëmundjes simptomatike nga varianti indian (33 përqind) sesa ai britanik (50 përqind) tre javë pas vetëm një doze.

Studimi përfshiu 1 mijë e 054 njerëz të konfirmuar përmes sekuencave gjenomike që kishin kontraktuar variantin B.1.617.2 midis fillimit të prillit dhe mesit të majit.

Varianti B.1.617, i cili u zbulua për herë të parë në Indi në tetor, që nga ajo kohë është përhapur në më shumë se 50 vende të botës.

Teksa nga është cilësuar një “variant shqetësimi” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nga frika se mund të jetë më i transmetueshëm dhe rezistent ndaj trajtimit.

Mbretëria e Bashkuar është vendi Evropian që ka raportuar më së shumti raste, me më shumë se 3 mijë e 850 infeksione të vëzhguara deri më 19 maj, një rritje prej 160 përqind në javën e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco