212 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

212 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

13:04, 23/05/2021

212 pacientë të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme në vend.

119 nga këta pacientë tashmë janë konfirmuar si pozitiv me COVID-19, ndërsa gjashtë prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

152 pacientë janë nën asistimin e oksigjenoterapisë.

Njoftimi i plotë:

Në QKUK janë të shtrirë 117 pacientë:

5 pacientë janë në gjendje të rënduar

62 janë të konfirmuar me Sars Cov-2

94 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 45 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 5 pacientë + 1 në Repartin Intenziv të Klinikës Infektive

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 95 pacientë:

57 të konfirmuar pozitivë

68 me oksigjeno-terapi.

1 në gjendje të rëndë shëndetësore

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 18 pacientë

Spitali i Gjakovës, 13 pacientë

Spitali i Pejës, 28 pacientë

Spitali i Gjilanit, 21 pacientë

Spitali i Ferizajt, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco