Vaksina e Pfizer dhe AstranaZenecas efektive kundër variantit indian të COVID-19

Vaksina e Pfizer dhe AstranaZenecas efektive kundër variantit indian të COVID-19

09:14, 23/05/2021

Vaksinat anti-COVID, Pfizer dhe AstraZeneca, janë shumë të efektshme kundër variantit të identifikuar në Indi pas dy dozave, ka zbuluar një studim.

Dy doza të secilës vaksinë japin një nivel të ngjashëm të mbrojtjes kundër sëmundjes simptomatike nga varianti indian.

Sidoqoftë, të dy vaksinat ishin vetëm 33% të efektshme kundër variantit indian tre javë pas dozës së parë.

Kjo krahasuar me efektivitetin 50% kundrejt variantit Kent.

Shtëpia e Shëndetit Publik në Angli, që drejtoi studimin, ka thënë se vaksinat ka të ngjarë të jenë edhe më efektive në parandalimin e pranimit në spital dhe vdekjeve.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock ka thënë se gjetjet e bënë atë "gjithnjë e më të sigurt" se qeveria ishte në rrugën e duhur për fazën e fundit të lehtësimit të kufizimeve në Angli më 21 qershor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco