Amerika regjistron numrin më të ulët të njerëzve të infektuar që nga Qershori i kaluar

Amerika regjistron numrin më të ulët të njerëzve të infektuar që nga Qershori i kaluar

09:04, 23/05/2021

Numri më i ulët javor i të infektuarve me koronavirus që nga qershori i kaluar është regjistruar në Shtetet e Bashkuara.

Këto të dhëna inkurajojnë optimizmin se vaksinimi kontribuon në një numër më të vogël të infeksioneve të reja dhe përhapjen e virusit.

Numri mesatar i shtatë ditëve i infeksioneve të reja ra nën 30,000 këtë javë dhe nuk ka qenë aq i ulët që nga 18 qershori i vitit të kaluar.

Numri mesatar i vdekjeve nga koronavirusi në shtatë ditët e mëparshme ra në 552, që është niveli më i ulët që nga korriku.

Ekspertët vlerësojnë se imunizimi i popullatës është përgjegjës për ndryshimin e madh që nga janari, por ata gjithashtu paralajmërojnë se një numër i mjaftueshëm amerikanësh nuk janë vaksinuar ende për zhdukjen e plotë të virusit.

Më shumë se 60 përqind e amerikanëve mbi moshën 18 vjeç morën të paktën një dozë të vaksinës, dhe pothuajse gjysma e popullsisë është imunizuar plotësisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco