Itali/ Mbi 5 mijë raste dhe 218 viktima nga Covid

Itali/ Mbi 5 mijë raste dhe 218 viktima nga Covid

18:12, 21/05/2021

Italia ka regjistruar  5,218 raste të reja me koronavirusr nga 269,744 testime të kryera në 24 orët e fundit.

Krahasura me një ditë më parë infeksionet kanë rënë. Dje u regjistruan 5,741 raste nga 251,037 teste.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 218 persona kanë hunbur jetë. Numri i viktimave është rritur, krahasuar me një ditë më parë, ku pati 164 të vdekur.

Në total rastet që nga fillimi i epidemisë janë 4,183,476, vdekjet 125,028. Aktualisht pozitive në Itali janë 291,788.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco