Mbi 4 mijë raste aktive me COVID-19

Mbi 4 mijë raste aktive me COVID-19

07:53, 20/05/2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK),ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë në Kosovë e deri më sot janë regjistruar mbi 107 mijë raste pozitive dhe 2 mijë e 235 raste të vdekjes.

Sipas IKSHPK-së numri i rasteve aktive është 4 mijë e 218, përcjell Demokracia.com.

“Numri total i rasteve pozitive është 107 mijë e 65 raste nga 579 mijë e 663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 mijë e 235 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 379 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100 mijë e 612 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4 mijë e 218”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco