A mund t'i marrim dy doza të vaksinave anti-Covid nga kompani të ndryshme?

A mund t'i marrim dy doza të vaksinave anti-Covid nga kompani të ndryshme?

16:08, 13/05/2021

Përzierja e vaksinave të ndryshme antikovid shkakton efekte anësore por mbetet për t'u parë ndikimi i tyre afatgjatë te imuniteti i njeriut.

Universiteti i Oksfordit studioi 830 vullnetarë të moshave mbi 50 vjeç, të vaksinuar me një dozë AstraZeneca dhe tjetrën, Pfizer/BioNTech.

Shkencëtarët vërejtën se pas marrjes së dozës së dytë nga kompani të ndryshme, vullnetarët shfaqën efekte anësore të tilla, si dridhjet, dhimbje koke dhe muskulare, por reaksioni ishte afatshkurtër dhe pa komplikacione të tjera.

1 në 10 persona të vaksinuar me të dyja dozat AstraZeneca shfaqën simptoma, ndërsa kur doza alternohej me Pfizer-in, përqindja e simptomatikëve katërfishohej në 40 për qind.

"Kjo na intrigon sepse nuk e prisnim. Por edhe na tregon diçka, që nuk mund të vaksinosh me dy doza të ndryshme gjithë infermierët sepse ditën tjetër shumë prej tyre do të mungonin në punë," tha profesori Methju Snejp, nga Grupi i Vaksinave në Universitetin e Oksfordit.

Rezultatet e studimit të fundit pritet të dalin në qershor ndërsa prej shkurtit është rritur numri i vullnetarëve, sikundër edhe kombinacionet e vaksinave, me Moderna-n dhe Novavax-in.

E rëndë! Motori elektrik merr flakë brenda ashensorit, plagosen rëndë 54-vjeçarja dhe mbesa e saj 5-muajshe (video)

Provincat e Ontarios dhe Kebekut në Kanada janë ndër të parat që po planifikojnë t'i miksojnë dozat e vaksinave për qytetarët.

Në gjithë botën janë vaksinuar deri tani mbi 1 miliard e 300 milionë njerëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco