Deklarohet Ahmeti: Vaksinimi e vetmja zgjidhje

Deklarohet Ahmeti: Vaksinimi e vetmja zgjidhje

19:22, 05/05/2021

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmet ka folur për rastet me koronavirus në kryeqytet, për të cilat thotë se janë në ulje.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se kjo valë u ngadalësua, por sipas tij, vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.

“Sipas statistikave zyrtare të IKSHP deri më sot në Prishtinë kemi regjistruar 40 mijë raste me COVID 19, dhe 350 persona kanë vdekur nga virusi.

Sot, aktiv i kemi 352 raste.  Si duket edhe kjo valë u ngadalësua.  Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi valë të tjera.  Vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme”, shkroi Ahmeti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco