Bilanci i Gjilanit, mbi 500 raste aktive me Covid, 134 të vdekur e 60 me oksigjenoterapi

Bilanci i Gjilanit, mbi 500 raste aktive me Covid, 134 të vdekur e 60 me oksigjenoterapi

10:32, 23/04/2021

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit, raporton Syri.net Kosova.

Ismajli ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka 514 raste aktive, derisa theksoi se 74 persona janë në hospitalizim, 60 prej të cilëve me oksigjeno-terapi.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19866 mostra, 6173 kanë rezultuar pozitivë, 5524 janë shëruar, 134 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 514 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 74 persona, 61 prej të cilëve me oksigjeno-terapi dhe 135 mostra në pritje për rezultat, thuhet në një njoftim të zyrës për media të komunës së Gjilanit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco