'SHBA nuk do t'iu imponojë amerikanëve një pasaportë vaksinimi, sjell padrejtësi'

'SHBA nuk do t'iu imponojë amerikanëve një pasaportë vaksinimi, sjell padrejtësi'

08:57, 07/04/2021

Shtëpia e Bardhë në 6 prill përjashtoi imponimin e çdo forme të pasaportës së vaksinimit në SH.B.A., megjithatë, tha se bizneset private ishin të lira për ta shqyrtuar idenë.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki u tha gazetarëve në një konferencë se administrata  Biden nuk do të mbështesë një sistem që u kërkon amerikanëve të mbajnë një letër kredenciale.

Psaki shtoi se qeveria beson se privatësia dhe të drejtat e amerikanëve duhet të mbrohen në mënyrë që këto sisteme të mos përdoren kundër njerëzve padrejtësisht.

Më tej, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë vuri në dukje se interesi më i fortë në lidhje me pasaportën e vaksinimit vjen nga bizneset private që kërkojnë të rihapin vendet ku "ka grumbullime të mëdha njerëzish", si në stadiume apo teatro.

Psaki tha se qeveria federale do të japë udhëzime me përgjigje të rëndësishme për pyetjet që amerikanët kanë në veçanti rreth shqetësimeve në lidhje me privatësinë, sigurinë dhe diskriminimin. Sidoqoftë, ajo nuk dha një afat kohor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco