Vaksina e tretë e aprovuar, Britania fillon shpërndarjen e dozave të Moderna-s

Vaksina e tretë e aprovuar, Britania fillon shpërndarjen e dozave të Moderna-s

08:59, 07/04/2021

Britania e Madhe ka nisur shpërndarjen e vaksinës së prodhuar nga kompania farmaceutike amerikane Moderna. Vaksina ppo shpërndahet fillimisht në Uells, sipas Sekretarit të Shëndetësisë në vend, Matt Hancock.

“Jam i lumtur që mund të fillojmë me shpërndarjen e vaksinës Moderna në Mbretërinë e Bashkuar sot në Uellsin perëndimor,” tha Hancock.

“Tre në çdo pesë persona në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë të paktën një dozë dhe sot ne fillojmë me vaksinën e tretë të aprovuar. Kudo që jetoni, kur të merrni thirrjen, merrni dozën.

Vaksina e Moderna-s u aprovua si e sigurt dhe efektive për përdorim në Britaninë e Madhe në janar të këtij viti. Furnizimet arritën në Uells të martën, ndërsa 5,000 doza u dërguan në qendrat e vaksinimit të Bordit Shëndetësor të Universitetit Hywel Dda.

Ende nuk është konfirmuar se kur do të fillojë ta përdorë pjesa tjetër e Britanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco