Rekord i tmerrshëm të rasteve me Covid-19 për një ditë në këtë shtet

Rekord i tmerrshëm të rasteve me Covid-19 për një ditë në këtë shtet

08:33, 07/04/2021

Vala e dytë e koronavirusit në Indi vazhdoi ta kaplojë shtetin me popullsinë e dytë më të madhe në botë. Të mërkurën, atje u regjistruan hiç më pak se 115 mijë e 736 raste për 24 orë.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 12.8 milionë persona. Kjo shifër e bën Indinë vendin e tretë më të prekur në botë, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 630 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia e koronavirusit në Indi shkoi në 166.177, shkruan Reuters.

Vetëm gjatë kësaj jave, India regjistroi dy ditë me nga më shumë se 100 mijë raste. Shteti i vetëm që mund të krahasohet me Indinë në këtë aspekt e që ka shënuar shifra të tilla të larta është ShBA-ja.

Shifra ditore e rasteve e ka kaluar kulmin e valës së parë të pandemisë, e cila u shënua në shtatorin e vitit të kaluar. Për këtë arsye, autoritetet në shumë shtete kanë urdhëruar masa të reja izoluese për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.

India ka një ndër shifrat më të larta të personave të vaksinuar për Covid-19 me rreth 85 milionë njerëz të vaksinuar. Sidoqoftë, kjo shifër është akoma modeste në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullsisë – 1.35 miliard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco