90 të infektuar me Covid po trajtohen në Pejë

90 të infektuar me Covid po trajtohen në Pejë

09:13, 23/03/2021

Nga Spitali i Pejës njoftojnë se 90 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. 

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), 64 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 8 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

323 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,074 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco