Kosova po dergjet nga pandemia: 121 të vdekur për vetëm dy javë

Kosova po dergjet nga pandemia: 121 të vdekur për vetëm dy javë

15:18, 22/03/2021

Instituti Kombëtar ka publikuar të dhënat e fundit të pandemisë në nivel vendi, dhe ajo që shqetësonte është numri i vdekjeve. 16 qytetarë të vendit janë shpallur të vdekur pas infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit. Por, çka thonë shifrat për dy javët e fundit?

Përveç 22 marsit, datë veçanërisht e kobshme ishte edhe 15 marsi, e po ashtu edhe 9 marsi kur numri i të vdekurve ishte dyshifror. Në njërin rast, ishin 16 të vdekur, dhe në dy datat e tjera nga 13.

Nëse mblidhen bashkë të gjitha ditët e dyjavëshit të fundit sipas të dhënave të IKShPK-së, del se në vendin tonë kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19 plot 121 qytetarë.

Një shifër e tillë pa dyshim se nxit shqetësimet për masa të reja shtesë kundër përhapjes së infektimeve.

Shifrat e të vdekurve:

16 – 22 mars

8 – 21 mars

8 – 20 mars

8 – 19 mars

5 – 18 mars

8 – 17 mars

8 – 16 mars

61 të vdekur në javën e fundit 

13 – 15 mars

6 – 14 mars

8 – 13 mars

6 – 12 mars

8 – 11 mars

6 – 10 mars

13 – 9 mars

60 të vdekur në javën e parafundit 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco