14 korriku: Data e 'çlirimit' të Europës nga koronavirusi?

14 korriku: Data e 'çlirimit' të Europës nga koronavirusi?

13:01, 22/03/2021

Presidenti amerikan, Joe Biden, synon që 4 Korriku të jetë jo vetëm Festa e Pavarësisë, por edhe Dita e Çlirimit nga koronavirusi.

Sipas tij, deri në këtë datë do të jenë vaksinuar mjaftueshëm persona sa për të krijuar pavarësi nga virusi.

Ndërkohë Europa po ashtu synon që korriku të jetë koha kur të arrihet imuniteti i tufës.

Komisioneri i BE, Thierry Breton, tha për AFP se kontinenti evropian do të arrijë imunitetin e tufës deri më 14 korrik. Ai tha se ka vetëm një zgjidhje për këtë situatë: vaksinimi.

“Vaksinat po arrijnë,” tha ai.

Këto komente vijnë në kohën kur Europa po përballet me valën e tretë të koronavirusit.

Komisioneri Breton tha se priten 350 milionë doza, ndërkohë që 55 fabrika po prodhojnë vaksina në mbarë Europën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco