Mbi 82 mijë të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Mbi 82 mijë të infektuar me COVID-19 në Kosovë

10:05, 22/03/2021

82.185 qytetarë janë infektuar me COVID-19, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Vetëm të dielën u raportuan 793 infeksione të reja, njofton Insajderi.

Gjatë atyre njëzetekatër orëve të fundit, shërim gjetën 352 persona – numri i të shëruarve shkoi në 68.083.

Rastet aktive janë 12.342, një pjesë e tyre të hospitalizuar.

1.760 qytetarë kanë humbur jetën që nga 13 marsi i vitit 2020 kur shpërtheu pandemia në Kosovë.

Gjatë ditës së fundit u regjistruan edhe tetë vdekje tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco