90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

09:03, 22/03/2021

Spitali i Pejës vazhdon të jetë i mbushur me pacientë që po trajtohen me COVID-19.

Në raportin ditor të spitalit, bëhet e ditur se aktualisht janë 90 pacientë me COVID-19 që po marrin trajtim në këtë spital.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 4 pacientë janë në respirator (CPAP), 62 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit vetëm një pacientë është shëruar nga COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco