Komisionari i BE-së: Evropa mund të arrijë imunitet kolektiv deri më 14 korrik

Komisionari i BE-së: Evropa mund të arrijë imunitet kolektiv deri më 14 korrik

08:01, 22/03/2021

Evropa mund të arrijë imunitet kolektiv deri më 14 korrik, tha sot komisionari evropian i Tregut të Brendshëm Thierry Breton, duke theksuar rritjen e pritur të dërgesave të vaksinave.

"Le të marrim një datë simbolike, më 14 korrik ne kemi mundësinë për të arritur imunitetin në nivelin kontinental," tha ai për kanalin francez TF1.

"Ne e dimë se ekziston vetëm një zgjidhje për fitoren mbi këtë pandemi, dhe ajo është vaksinimi. Vaksinat po vijnë. Midis marsit dhe qershorit, midis 300 dhe 350 milionë doza të vaksinës do të shpërndahen," specifikoi ai.

Komisionari i BE-së Breton tha se dërgesat e vaksinave në Evropë pritet të rriten nga 60 milionë doza të dorëzuara në mars, 100 milionë në prill, 120 milionë në maj etj. Ai tha se 55 fabrika në Evropë tani prodhojnë vaksinën antiCOVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco