Britani/ Gjysma e popullsisë merr një dozë të vaksinës anti-COVID

Britani/ Gjysma e popullsisë merr një dozë të vaksinës anti-COVID

21:49, 21/03/2021

Gjysma e popullsisë së rritur në Mbretërinë e Bashkuar, ka marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19, njoftoi Ministri i Shëndetësisë të shtunën, duke paralajmëruar një “sukses të madh” për vendin, i cili ka pasur numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë gjatë pandemisë.

“Unë jam absolutisht i kënaqur t’ju them se tani kemi vaksinuar gjysmën e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar. Është një sukses i madh”, tha Matt Hancock në një video të postuar në Twitter.

Ai falenderoi ata që u përfshinë në fushatën e gjerë të vaksinimit që filloi në fillim të dhjetorit.

“Është e rëndësishme sepse kjo vaksinë është rruga jonë për të dalë nga kjo pandemi", tha ministri, duke inkurajuar popullsinë të vaksinohet.

Mbretëria e Bashkuar, ka administruar më shumë se 26 milionë doza të para të vaksinave të COVID-19. Vetëm të enjten u injektuan 660.276 doza të vaksinës.

Ndërkohë, kryeministri Borin Johnson, mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca të premten, pas konfirmimeve nga rregullatorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së mbi sigurinë e saj.

Kryeministri u vaksinua në Spitalin "St Thomas" në Londër, ku kaloi tre ditë në kujdes intensiv në prill të 2020, pasi u infektua me COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco