Situata e rëndë/ 659 raste të reja dhe 4 të vdekur në 24 orët e fundit

Situata e rëndë/ 659 raste të reja dhe 4 të vdekur në 24 orët e fundit

17:39, 21/03/2021

Situata e koronavirusit në vendin tonë vazhdon të jetë e rëndë.

Me rënien e numrit të testimeve ka rënë edhe numri i rasteve të reja.

Ministria e Shëndetësisë raporton sot se janë 659 raste të reja në të gjithë vendin.

Fatkeqësisht 4 qytetarë nuk kane mundur ta fitojnë betejën me Covid-19.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1685 të vaksinuar, 3487 testime, 522 të shëruar, 659 raste të reja dhe 4 humbje jetë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1685 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 46,515 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3487 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 659 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

148 raste në Tiranë, nga 34 raste në Fier, Berat, nga 28 raste në Durrës, Elbasan, Gjirokastër, 26 në Korçë, 25 në Shkodër, 24 në Kukës, 23 në Vlorë, nga 20 raste në Pogradec, Gramsh, 19 në Kavajë, 18 në Lushnje, 17 në Tepelenë, 16 në Ura Vajgurore, 14 në Peqin, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, 9 në Sarandë, nga 7 raste në Devoll, Vau i Dejës, 6 në Shijak, 5 në Mirditë, nga 4 raste në Përmet, Divjakë, Skrapar, nga 3 raste në Lezhë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Memaliaj, Kolonjë, Maliq, Poliçan, nga 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 rast në Rrogozhinë, Delvinë, Roskovec, Finiq, Cerrik, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 522 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,147 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 62-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (21 Mars 2021)

Raste të reja ditore 659

Të shëruar në 24 orë 522

Të shtruar në spitale 392

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 3487

Testime totale 532,796

Raste pozitive 121,200

Raste të shëruara 85,147

Raste Aktive 33,916

Humbje jete 2137

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22994

Fier 2647

Durrës 1574

Vlorë 1422

Shkodër 1299

Gjirokastër 1225

Korçë 809

Lezhë 635

Elbasan 453

Kukës 346

Dibër 340

Berat 172

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco