Vaksinohet gjysma e popullsisë në Britaninë e Madhe

Vaksinohet gjysma e popullsisë në Britaninë e Madhe

20:41, 20/03/2021

Britania e Madhe njoftoi këtë të shtunë se gjysma e popullsisë së saj tashmë e ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, duke u bërë shteti i parë në botë që regjistron një sukses të tillë, në luftën kundër pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock tha se sot u vaksinuan plot 660 mijë qytetarë. Pas Britanisë, sukses në fushatën e vaksinimit kanë shënuar Emiratet e bashkuara Arabe dhe Kili.

Një ditë më parë, kryeministri britanik Boris Johnson ka marrë live, dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca, duke i kërkuar qytetarëve që të mos hezitojnë por të bëjnë të njëjtën gjë.

56 vjeçari e bëri vaksinën në të njëjtin spital ku ishte i shtruar thuajse një vit më parë, kur u infektua me Covid-19.

“Ja rekomandoj çdokujt këtë vaksinë. Kjo do të jetë gjëja e duhur që do të bëni për ju, për familjen tuaj dhe për këdo tjetër” tha Johnson në dalje nga spitali “Saint Thomas” në Londër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco